Menu

Profesor Daniel P. Serwer bëhet Anëtar Nderi i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë

0 Comments

Tiranë, 14 Shtator 2022

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë njofton me krenari se Profesor Daniel P. Serwer është bërë Anëtar Nderi i Këshillit tonë.

Profesor Serwer është mbështetës i Shqipërisë dhe Kosovës dhe një zë i fuqishëm në politikën e jashtme amerikane.

Profesor Daniel Serwer njihet në Shqipëri dhe në Kosovë për ndihmesën e çmuar që ka dhënë, si një zë i fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, veçanërisht gjatë viteve të vështira që kaloi kombi ynë dhe për mbështetjen e vendosur të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Ai ka patur padyshim një rol dhe angazhim të rëndësishëm dhe në forcimin e marrëdhënieve Amerikano – Shqiptare.