Menu

Akti i themelimit

AKTI I THEMELIMIT
I
“KËSHILLIT TË AMBASADORËVE SHQIPTARË”
“COUNCIL OF ALBANIAN AMBASSADORS”

Sot me datë 19 /03/ 2018, ne anëtarët themelues, në cilësinë e diplomatëve të lartë shqiptarë (jo në detyrë), funksionarë të shërbimit të jashtëm, që kemi mbajtur detyrën e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, themelojmë Shoqatën “Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë”, në krijim e sipër, si një organizatë jo fitimprurëse, e pavarur shoqërore, me karakter jashtëpartiak dhe jopolitik, bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi.

NENI 1
EMËRTIMI

Emërtimi zyrtar është: “KËSHILLI I AMBASADORËVE SHQIPTARË”, në versionin anglisht “Council of Albanian Ambasadors”, shkurtimisht CAA, dhe kështu referuar edhe këtu e më poshtë në këtë statut.
Forma e organizimit: CCA, themelohet në formën e Shoqatës.

NENI 2
SIGLA DHE SIMBOLI I VEÇANTË

CAA ka emrin, siglën, vulën dhe stemën e saj, të cilat do të shoqërojnë të gjithë dokumentacionin dhe publikimet e saj.

NENI 3
ANËTARËT THEMELUES

Anëtarët themelues të CCA janë:
Z. Besnik Mustafaj, Z. Agim Fagu, Z. Genci Muçaj, Z. Arben Çejku, Z. Marko Bello.
…….
(Klikoni këtu për dokumentin e plotë)