Menu

Historik

CAA u themelua në muajin Prill 2018 nga një grup Ambasadorësh shqiptarë, nën drejtimin e Zotit Besnik Mustafaj, ish-Ministër i Punëve të Jashtme dhe ish-Ambasador; ai thiri dhe një takim për të eksploruar rrugët dhe mënyrat nëpërmjet të cilave diplomatët që kanë shërbyer në pozicione me përgjegjësi madhore mund të bashkëpunojnë për promovimin e standardeve më të larta të praktikave diplomatike shqiptare dhe ndërkombëtare.

Ata i ka inkurajuar në këto përpjekje një grup me mbi 30 ambasadorë dhe diplomatë karriere të nivelit të lartë të cilët janë pjesë përbërëse e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

CAA do të angazhohet dhe do t’i përkushtohet në misionin e vet mbrojtjes, promovimit dhe mbështetjes së diplomatëve shqiptarë dhe politikës së jashtme shqiptare, duke i mbledhur ata së bashku dhe duke menazhuar sfidat diplomatike.

CAA do të nxisë kuptimin e drejtë të rëndësisë që ka diplomacia në shërbim të vendit dhe përmirësimit të praktikave të politikës së jashtme shqiptare.

Si gjithçka në botë, edhe Shërbimi i Jashtëm është në ndryshim. Siguria globale është kthyer në një çështje madhore që kërkon reagim dhe mirëkuptim global. Paqja dhe siguria i kapërcejnë kufijtë e brendshëm, ndaj dhe ato lipset të adresohen me përpjekje të përbashkëta diplomatike me partnerët tanë në NATO dhe BE.

Nën autoritetin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe në interes të politikës sonë të jashtme kombëtare, shërbimi ynë i jashtëm dhe CAA do të përshtaten për të ofruar cilësinë dhe profesionalizmin më të lartë të mundshëm.