Menu

KASH dhe KAMV firmosin Memorandumin e Bashkëpunimit.

0 Comments

Tiranë, 16 Shtator 2022

Bordi drejtues i Këshillit të Ambasadoreve Shqiptarë (KASH) priti një delegacion të Këshillit të Ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut (KAMV), një organizate homologe e partnere e rëndësishme në rajon.

Gjatë takimit shkëmbyem mendime e ide të vlefshme për zhvillimet rajonale e sfidat e dy vendeve tona në procesin e integrimit të tyre në BE, si dhe për qasjet tona për të kontribuar me ekspertizën tonë në këto drejtime.

Ndamë të njejtat mendime se është me shumë rëndësi vendosja e kontakteve dhe e një bashkëpunimi institucional edhe me Organizata të tjera homologe në rajon dhe jo vetëm.

Një cështje e rëndësishme e diskutuar në këtë takim ishte bashkërendimi i masave në funksion të realizimit me sukses të vizitës së Këshillit të Ambasadorëve Amerikan në prill të vitit tjetër në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, vizite e cila do të organizohet tërësisht nga organizatat tona.

Në mënyrë të vecantë diskutuam edhe rreth vendosjes së një kuadri institucional bashkëpunimi për zhvillimin e aktiviteteve dhe projekteve në fusha me interes reciprok për të dy Organizatat dhe të dy vendet tona.

Në këtë kontekst, në përfundim të takimit, Presidenti i KASH, Z. Besnik Mustafaj dhe Presidenti i KAMV, Z. Muhamed Halili nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi midis palëve, që do të mundësoje forcimin e bashkëpunimit për të kontribuar bashkarisht në cështje që lidhen me zhvillimet rajonale, integrimin në BE, sigurinë, stabilitetin, forcimin e demokracise dhe të drejtave të njeriut në të dy vendet tona, nëpërmjet aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta.