Menu

Uncategorized

Shqipëria mbi të gjitha.

Tiranë, 19 tetor 2026 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ndjek me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet e fundit dhe shpreh mbështetjen e tij të plotë për studentët dhe të drejtën kushtetuese të tyre dhe të qytetarëve për të protestuar paqësisht për arsim cilësor, dinjitet, mirëqeverisje dhe një të ardhme më të mirë në vendin e tyre. […]

Read More

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon me forcë sulmet e përsëritura me raketa dhe dronë kundër Aeroportit Ndërkombëtar King Khalid në Riad.

Tiranë, 13 Tetor 2026 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon me forcë sulmet e përsëritura me raketa dhe dronë kundër Aeroportit Ndërkombëtar King Khalid në Riad, Mbretëria e Arabisë Saudite, më 10 dhe 11 tetor 2026. Këto sulme kundër infrastrukturës së aviacionit civil, të cilat kanë vrarë të paktën 14 persona dhe kanë plagosur mbi 300 […]

Read More

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor.

Tiranë, më 12 tetor 2026 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) po ndjek zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Këshilli rithekson rëndësinë e institucioneve demokratike, shtetit të së drejtës, pavarësisë së gjyqësorit dhe respektimit të të drejtave të njeriut si themele thelbësore për stabilitetin rajonal […]

Read More

Urim për zgjedhjen e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Tiranë, 7 tetor 2026 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë uron përzemërsisht znj. Justina Shiroka Pula për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës dhe i dëshiron sukses në përmbushjen e kësaj përgjegjësie të lartë shtetërore. Këshilli shpreh besimin se Presidentja e re do të kontribuojë në forcimin e unitetit qytetar, stabilitetit institucional dhe bashkëpunimit […]

Read More

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka ndjekur me shqetësim të thellë shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke respektuar parimet e shtetit të së drejtës, pavarësinë e institucioneve gjyqësore dhe të drejtën e çdo viktime për drejtësi, […]

Read More

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet kandidaturën e Ambasador Bekim Sejdiu për President të Republikës së Kosovës.

Tiranë, 31 gusht 2026 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), duke ndjekur zhvillimet lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të Republikës së Kosovës, shpreh mbështetjen e tij për kandidaturën e Ambasador Prof. Dr. Bekim Sejdiut për këtë detyrë të lartë shtetërore. Ambasador Sejdiu është një diplomat, jurist dhe akademik i respektuar, me një karrierë të […]

Read More

Deklarata e Presidentit Zelensky në Beograd lidhur me Kosovën.

Tiranë 11 Gusht 2026 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) shpreh keqardhjen dhe zhgënjimin për deklaratën e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Beograd, me të cilën konfirmoi se qëndrimi i Ukrainës ndaj pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar. KASH e konsideron veçanërisht të pa vend një deklarim të tillë në Beograd, […]

Read More

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për deklaratën e Presidentit të Serbisë mbi devijimin e mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër.

Tiranë, 10 gusht 2026 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) shpreh shqetësimin e tij të thellë lidhur me deklaratën e fundit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić, sipas së cilës autoritetet serbe po shqyrtojnë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër dhe kanë angazhuar ekspertë për këtë qëllim. KASH e konsideron veçanërisht shqetësues faktin që […]

Read More

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon retorikën shoviniste të zyrtarëve serbë dhe kërkon reagim diplomatik.

Tiranë, 15 korrik 2026 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon me vendosmëri deklaratat e fundit të një ministreje të Qeverisë së Serbisë, të cilat rikthejnë në diskurs koncepte që lidhen me spastrimin etnik të shqiptarëve. Kjo retorikë bie ndesh me vlerat evropiane dhe rrezikon stabilitetin rajonal. Këto deklarata pasojnë një sërë qëndrimesh që relativizojnë politikat e […]

Read More

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë për protestat qytetare, transparencën dhe mbrojtjen e interesit kombëtar.

Tiranë, 12 qershor 2026 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) shpreh mbështetjen e tij për të drejtën themelore dhe demokratike të qytetarëve shqiptarë për të protestuar paqësisht në mbrojtje të interesave kombëtare, pasurive publike, mjedisit dhe trashëgimisë natyrore të vendit. Protestat e fundit përcjellin mesazhe të qarta dhe legjitime, të cilat meritojnë vëmendje, dialog dhe transparencë […]

Read More