Menu

Urim për zgjedhjen e Presidentes së Republikës së Kosovës.

0 Comments

Tiranë, 7 tetor 2026

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë uron përzemërsisht znj. Justina Shiroka Pula për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës dhe i dëshiron sukses në përmbushjen e kësaj përgjegjësie të lartë shtetërore.

Këshilli shpreh besimin se Presidentja e re do të kontribuojë në forcimin e unitetit qytetar, stabilitetit institucional dhe bashkëpunimit politik, në respekt të Kushtetutës, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Këshilli riafirmon mbështetjen e palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, forcimin e pozitës së saj ndërkombëtare dhe avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik.

I urojmë Presidentes një mandat të suksesshëm në shërbim të qytetarëve, paqes dhe prosperitetit të Kosovës.