Menu

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon me forcë sulmet e përsëritura me raketa dhe dronë kundër Aeroportit Ndërkombëtar King Khalid në Riad.

0 Comments

Tiranë, 13 Tetor 2026

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon me forcë sulmet e përsëritura me raketa dhe dronë kundër Aeroportit Ndërkombëtar King Khalid në Riad, Mbretëria e Arabisë Saudite, më 10 dhe 11 tetor 2026.

Këto sulme kundër infrastrukturës së aviacionit civil, të cilat kanë vrarë të paktën 14 persona dhe kanë plagosur mbi 300 civilë të pafajshëm përfshirë shtetas të huaj dhe kanë detyruar mbylljen e aeroportit kryesor ndërkombëtar të Riadit, përfaqësojnë një përshkallëzim të rrezikshëm dhe një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare.

Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave, për popullin dhe Qeverinë e Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe për të gjithë shtetasit e prekur, dhe u urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë të plagosurve.

KASH dënon me termat më të ashpër shënjestrimin e aeroporteve civile dhe aviacionit civil i cili rrezikon jetë të pafajshme, shprehim solidaritetin tonë të plotë me Mbretërinë e Arabisë Saudite si një vend mik dhe partner i rëndësishëm për stabilitetin rajonal, dhe i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbajë përgjegjës autorët dhe të sigurojë respektimin e plotë të parimit që objektet dhe infrastruktura civile nuk duhet të jenë kurrë objektiv.