Tiranë, 19 Shtator 2019
Sot në zyrat tona në Tiranë zhvilluam një takim miqësor me Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikane, Ambasadorin Timothy A. Chorba.
Duke e konsideruar nder që patëm mes nesh një mik të tillë të veçantë, ne vlerësuam miqësinë dhe bashkepunimin tonë. Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë ka dhënë një ndihmë të madhe qysh në krijimin e Këshillit tonë.
Me atë rast theksuam se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-vë janë unike dhe shumë të rëndësishme për ne.
Ne shqiptarët ushqejmë një ndjenjë të veçante mirënjohjeje të përhershme ndaj SHBA-ve, për mbështetjen e tyre gjatë shumë momenteve përcaktuese të historisë sonë, duke përfshirë 14 Pikat e Presidentit Woodrow Wilson, të cilat ishin vendimtare për shtetëformimin tonë pas Luftës së I Botërore si dhe çlirimin e Kosovës, antarësimin tonë në NAO dhe ndihmesën e tyre të vazhdueshme në ndërtimin dhe forcimin e shtetit tonë të së drejtës dhe shoqërisë demokratike.
Në fund, i dorëzuam Ambasadorit Chorba një Medalje Mirënjohjeje duke shprehur kënaqësinë tonë dhe për viziten e nje grupi te zgjeruar te Këshillit të Ambasadorëve Amerikane në Shqipëri dhe rajon vitin e ardhshem.
Members Login
Copyright Council of Albanian Ambassadors