Menu

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë pati sot të ftuar Ambasadorin i Polonisë në Tiranë, Sh.T. Karol Bachura.

0 Comments

Tiranë, 6 Dhjetor 2019

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë pati sot të ftuar Ambasadorin i Polonisë në Tiranë, Sh.T. Karol Bachura.

Ambasadori Bachura shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e jetëve dhe shkatarrimin pronave, shtëpive, bizneseve, shkollave dhe spitaleve gjatë tërmetit shkatarrimtar të 26 nëntorit.

Ai konfirmoi se, BE do të sjellë sa me parë një ekip në Shqipëri për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga tërmenti si dhe për të përcaktuar me pas nevojën financiare gjatë konferencës të donatorëve, për ndërtimin dhe vendosjen e vendit në normalitet.

Biseduam gjithashtu për marrëdhëniet dypalëshe, situatën politike dhe reformën në drejtësi në vend.

Ambasador Bachura është një mik i sinqertë i Shqiptarëve dhe diplomat i respektuar në trupin diplomatik në Shqipëri.