Tiranë, 13 dhjetor 2019
Viti 2019 shënon 70 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Kinës. Këto marrëdhënie datojnë vetëm disa ditë pas shpalljes së Republikës Popullore Kinës, në 1 Tetor të vitit 1949.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson miqësinë midis dy vendeve dhe popujve tanë si shumë të rëndësishme dhe uron që marrëdhëniet tona të forcohen edhe më tej në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë.
Me rastin e këtij jubileu të rëndësishëm, KASH inkurajon transformimin e marrëdhënieve shqiptaro-kineze në një bashkëpunim sa më efektiv dhe me rezultate të prekshme në zhvillimet ekonomike e sociale dhe mirëqënien e qytetarëve tanë.
Përgatitja e projekteve konkuruese nga ana e qeverisë Shqiptare për financime në kuadër të nismave të qeverisë Kineze do të ishin me interes të madh në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
Members Login
Copyright Council of Albanian Ambassadors