Menu

2025, Mesazhi i Vitit të Ri nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.

0 Comments

Tiranë, 30 dhjetor 2024,

Të nderuar miq, partnerë, bashkëkombas dhe kolegë,

Teksa i japim lamtumirën 2024-ës dhe mirëpresim ardhjen e vitit 2025, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë uron nga zemra për një vit të mbushur me shëndet, begati dhe paqe për ju, familjet tuaja.

Viti i kaluar ka qenë një dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për avancimin e prioriteteve kombëtare të politikës së jashtme të Shqipërisë dhe forcimin e pranisë së vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Nëpërmjet dialogut dhe përpjekjeve të përbashkëta, ne kemi vazhduar me krenari misionin tonë për të promovuar të drejtat, aspiratat dhe integrimin euroatlantik të shqiptarëve kudo që jetojnë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe më gjerë.

Ne jemi të nderuar nga besimi dhe bashkëpunimi me trupën diplomatike, organizatave ndërkombëtare dhe të gjithë aktorëve që na janë bashkuar në këto përpjekje.

Së bashku, ne kemi punuar për të siguruar që zëri i Shqiptarëve të jetë i besueshëm dhe konstruktiv në adresimin e sfidave rajonale dhe të sigurisë, nxitjen e stabilitetit dhe ndërtimin e urave të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit.

Ndërsa shohim përpara për vitin 2025, ne rikonfirmojmë angazhimin tonë për të mbrojtur të drejtat themelore të shqiptarëve dhe për të avancuar qëllimin tonë të përbashkët për integrimin e plotë në familjen euroatlantike. Ky mision nuk është vetëm një pasqyrim i historisë dhe identitetit tonë, por edhe një vizion për një të ardhme më të mirë dhe të bashkuar në rajon, BE dhe botë.

Ne ju falënderojmë për mbështetjen tuaj dhe presim të thellojmë bashkëpunimin tonë ndërsa përballemi me sfidat dhe mundësitë e vitit në vazhdim.

Me përshëndetje të përzemërta dhe urime më të mira për një Vit të Ri 2025 të suksesshëm dhe begatë.