Menu

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut priti në një takim pune përfaqësuesit e Bordeve Drejtuese të Këshillave të Ambasadorëve Shqiptarë dhe të Ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut.

0 Comments

Shkup, 15 Dhjetor 2022,

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, z.Talat Xhaferi priti në një takim pune përfaqësuesit e Bordit Drejtues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, se bashku me drejtuesit e Këshillit të Ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut.

Pas takimit, z.Talat Xhaferi deklaroi:

Sot kisha kënaqësinë të mirëpres anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Të dy Këshillat e Ambasadorëve, bashkërisht shprehën vullnetin, dëshirën dhe idetë e tyre për mënyrën se si mund të shpërblehen ndaj shtetit për besimin e dhënë në të kaluarën, duke kontribuar me përvojën e tyre profesionale personale, me kontaktet dhe njohuritë që i kanë nga eksperienca shumëvjeçare në diplomacitë vendore në arritjen e zgjidhjeve paqësore dhe të bashkëpunimit në rajon, lehtësimin e procesit të negocimit drejt arritjes së qëllimeve të përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor, respektivisht, anëtarësimit të plotfuqishëm në BE dhe NATO.