Tiranë, 21 Shkurt 2020
Në një atmosferë miqësore dhe profesionale u shkëmbyen mendime dhe vleresime për marrëdheniet midis dy vendeve, me theks të veçantë në nevojen që ato të zhvillohen e të intensifikohen në përputhje me vijën politike të Shqipërisë me Kinën.
Këshilli i Ambasadoreve Shqiptarë, vlerëson nevojën e kurajimit të qeverisë shqiptare për një dimensionim të marrëdhënieve me Kinën në të gjitha fushat, për t’ju përgjigjur sa më konkretisht me projekte konkuruese në kuadër të nismave të mëdha ekonomike me interes të përbashkët.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i kërkoi Ambasadorin Zhou të përcjellë kërkesën e përsëritur Pekinit për njohjën e Kosovës si shtet i pavarur një gjest që do të ndihmonte edhe në njohjë të tjera duke marrë parasysh rëndësinë që ka Kina si anëtarë e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-s.
Ambasadori Zhou Ding përcolli mesazhe entuziaste për mbështetjen e Shqipërisë nga Konferenca e donatorëve në Bruksel dhe rikonformoi vullnetin e qeverisë kineze për të mbështetur Shqipërinë për tejkalimin sa më të shpejt të pasojave të tërmetit.
Gjithashtu ai, vlerësoi punën dhe përvojën diplomatike të Këshillit, duke e konsideruar atë jo vetëm një pasuri për diplomacinë shqiptare, por edhe një referencë e rëndësishme diplomatike në misionin e Tij.
Members Login
Copyright Council of Albanian Ambassadors