7 Qershor 2019,
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë priti sot Ambasadorin e Republikës së Koresë ShT. Zotin Soosuk Lim.
Ndonëse në distancë të largët gjeografike populli Korean dhe ai Shqiptarë kanë shumë të përbashkëta. Duke qenë kombe të vogla të cilët kanë jetuar historikisht në afërsi të fuqive të mëdha, ato kanë arritur të ruajnë gjuhën dhe integritetin e tyre kombëtarë.
Patëm sëbashku një bisedë të frutshme si dhe vendosëm të vijiomë komunikimin tonë për nxitur më tej marrëdhëniet midis vendeve tona sidomos ato ekonomike. Koreja e Jugut është një nga vendet më të industrializura të botës dhe Shqipëria mund të përfitojë shumë nga bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.
Ambasadori Soosuk vlersoi mbështetjen e Këshillit të Ambasadoreve Shqiptarë dhe premtoi të punojmë sëbashkur për të nxitur kompanitë Koreane për investuar në Shqipëri, një treg që ka ende shumë për t’u shfrytëzuar.
Members Login
Copyright Council of Albanian Ambassadors