Menu

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet aplikimet për anëtarësim të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

0 Comments

Finlanda dhe Suedia, janë në të drejtën e tyre sovrane për të kërkuar anëtarësimin në Aleancën e Mbrojtjes Kolektive më të suksesshme në botë, duke mishëruar plotësisht thelbin e vlerave demokratike dhe të respektimit të të drejtave të njeriut që mbron dhe promovon NATO.

KASH beson se anëtarësimi i tyre në Aleancë do të forcojë arkitekturën e sigurisë europiane, dhe do ta ruajë paprekshmërinë e këtij perimetri nga çdo kërcënim i pajustifikueshëm dhe i paprovokuar.

KASH përkrah të gjitha përpjekjet politiko-diplomatike të të dy vendeve për realizimin e kërkesës së tyre të drejtë, dhe u bën thirrje institucioneve shqiptare të veprojnë sa më shpejt për përfundimin e të gjithë procedurave të nevojshme sipas legjislacionit shqiptar në fuqi.

Me këtë rast, KASH rithekson rëndësinë që pati anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 13 vite më parë, duke e përfshirë vendin përkrah aleatëve që qëndrojnë në mbështetje dhe solidaritet të plotë të njëri-tjetrit.