Menu

KASH bën thirrje që shqiptarët të jenë të bashkuar në zgjedhjet vendore të 5 marsit 2023 për Komunën e Tuzit ne Malin e Zi.

0 Comments

Tiranë, 3 Mars 2023

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ndjek me vëmendje të veçantë të gjitha zhvillimet politike në hapësirën shqiptare në të gjithë rajonin tonë.

Shqiptarët në rajon kanë kontribuar qenësisht në forcimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe integrimeve euroatlantike në të gjitha vendet ku ata jetojnë, duke u bërë një faktor i rëndësishëm politik dhe vendimmarrës në këto vende.

Kjo pozitë mund të ruhet dhe forcohet vetëm përmes bashkëpunimit të shqiptarëve mes njëri-tjetrit. Në këtë mënyrë do t’u shërbehet edhe mbrojtjes së interesave dhe të drejtave të tyre kombëtare.

Në këtë kontekst, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se zgjedhjet vendore të 5 marsit 2023 për Komunën e Tuzit janë jashtëzakonisht të rëndësishme për forcimin e Komunës së Tuzit dhe për pozicionin e shqiptarëve në këtë komunë dhe në të gjithë Malin e Zi.

Gjithashtu, ato janë një sfidë jo vetëm për zhvillimet demokratike dhe rrugëtimin europian të Malit të Zi, por edhe për bashkëpunimin për Shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Malësi.

KASH bën thirrje që shqiptarët duhet të jenë të bashkuar dhe në rastin konkret të votojnë për përfaqësuesit e tyre më dinjitozë e që kanë demonstruar përkushtim për Tuzin dhe për mbarë Malësinë, në interes të të gjithë qytetarëve.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është i bindur se duke votuar masivisht shqiptarët për shqiptarët për zgjedhjet lokale të 5 marsit 2023 në Komunën e Tuzit, ata forcojnë pozitën e tyre, duke forcuar në të njëjtën kohë të ardhmen Europiane dhe pozitën e Malit te Zi në rajonin tonë.