Menu

Uncategorized

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret rinisjen e bisedimeve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Tiranë, 18 Qershor 2021 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret rinisjen e bisedimeve mes Republikës së Kosovȅs dhe Republikës së Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve të tyre ndër-shtetërore. Këto bisedime të lehtësuara nga Bashkimi Europian dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjellë, si rruga e vetme për […]

Read More

KASH shpreh përgëzimet e tij me rastin e zgjedhjes së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Tiranë, më 12 Qershor 2021 Për herë të parë nga antarësimi i saj në OKB më 14 Dhjetor1955, Shqipëria u zgjodh më 11 Qershor 2021 Antare Jo e Përhershme e Këshillit të Sigurimit, organi më i lartë i OKB-së, për periudhën 2022 – 2023.  Ky është një lajm i mirëpritur për vendin dhe rajonin tonë. […]

Read More

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë priti sot në një drekë pune Profesor David L. Philips.

Tiranë, 7 Qeshor 2021 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë priti sot në një drekë pune Profesor David L. Philips, një mik të Shqiptarëve dhe njohës i mirë i rajonit të Ballkanit. Patëm rastin të shkëmbejmë mendime lidhur me zhvillimet në Shqipëri, Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për domosdoshmërinë e angazhimit të shtuar të SHBA […]

Read More

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë uron Presidenten e Republikës së Kosovës, Shkëlqesinë e saj, Zonjën Vjosa Osmani – Sadriu

Shkëlqesisë së saj, Zonjës Vjosa Osmani – Sadriu Presidente e Republiksës së Kosovës Prishtinë Tiranë, më 6 prill 2021 E nderuar Zonja Presidente, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dhe unë personalisht ndoqëm me vëmendje të veçantë seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, gjatë së cilës Ju u zgjodhët Presidente e Republikës. Për ne përbënte lajm të […]

Read More

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë pershendet formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Tiranë, 24 Mars 2021 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë pershendet formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës  dalë nga zgjedhjet e lira dhe demokratike të 14 shkurtit 2021. Duke uruar Qeverinë e re dhe Kryeministrin, Sh.T.Z. Albin Kurti, për besimin që morrën nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën e Kuvendit të mbajtur me 22 […]

Read More

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje klasës politike, që zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit të zhvillohen në një klime paqësore, të jene të lira dhe të ndershme, sipas standardeve ndërkombëtare.

Tiranë, 6 Mars 2021 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshendet projekt-rezoluten për Shqipërinë që u miratua dje në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian si dhe vlerëson mbështetjen konstante dhe të plotë që i jep Shqipërisë në rrugën e saj të anetarësimit drejt BE. Kjo përkrahje, veçanërisht nga dy grupimet me të mëdha politike në PE, […]

Read More

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mbi zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Tiranë, 15 Shkurt 2021 Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë dëshmuan edhe një herë se proceset demokratike janë në udhën e vet të mbarë. Populli i Kosovës votoi qetësisht, liderët politikë pranuan rezultatin  dhe  legjitimiteti i fituesve  tani kalon tek përgjegjësia për të justifikuar besimin e dhënë. LVV, si fituese e këtyre zgjedhjeve është përpara […]

Read More

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë lidhur me vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike ne mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.

Tiranë, 2 Shkurt 2021 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike ne mes të Republikës se Kosovës dhe Shtetit të Izraelit. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është një hap i rëndësishëm, diplomatik, historik, kulturor dhe ekonomik ne mes të dy vendeve. Kjo marrëveshjeje e bën Izraelin shtetin e 117 […]

Read More

Humb betejën me Covid-19 një nga themeluesit e KASH.

Tiranë, 4 Dhjetor 2020 KASH njofton me dhimbje të thellë lajmin e hidhur se njëri nga bashkëthemeluesit e tij, Ambasador Marko Bello, u nda nga jeta pas një beteje të fortë me Covid -19. KASH i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Bello, miqve dhe kolegëve me të cilët Marko ndau ditët e përkushtimit të […]

Read More

Gëzuar Ditën e Flamurit.

Tiranë, 27 Nëntor 2020. Dita e  Flamurit është festa më madhështore  në historinë moderne të kombit shqiptar, që kremtohet me krenari, dinjitet nga të gjithë bashkëkombasit tanë në Shqipëri, por edhe kudo në botë ku ata janë. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë gjen këtë rast të lumtur t’i  urojë të gjithë dhe të theksojë se 28 […]

Read More