Tiranë, 12 shkurt 2026 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ndoqi me vëmendje të veçantë diskutimet e zhvilluara në Komisionin e Ligjeve dhe në Komisionin për Politikën e Jashtme mbi projektligjin për Shërbimin e Jashtëm dhe shpreh shqetësimin dhe keqardhjen e thellë që asnjë nga shqetësimet dhe sugjerimet e ngritura gjatë dy viteve të fundit nga […]
Read More
Tiranë 10 Shkurt 2026 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësimin e tij të thellë lidhur me zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky proces, në formën dhe narrativën që po merr, rrezikon seriozisht të deformojë realitetin historik dhe juridik të Luftës së Kosovës. […]
Read More
Tiranë, 30 Janar 2026 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë priti Sh.T.Z. Gabriel Cremades Ventura, Ambasador i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, në një drekë mikpritëse dhe pune. Takimi u përqendrua në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë e reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit si sfida kyçe dhe shtylla thelbësore […]
Read MoreTIRANË, 22 JANAR 2026 Ashtu siç edhe ishte parashikuar,viti 2025 u karakterizua deri ditën e tij të fundit nga një intensitet i paparë ngjarjesh politike, diplomatike dhe ushtarake në të gjitha fushat, drejtimet dhe kontinentet, me ndikime përgjithësisht negative në marrëdhëniet ndërkombëtare. Këto ndikime do të jenë objekt i demarsheve të mëtejshme diplomatike edhe në […]
Read MoreTiranë, 19 janar 2026 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) mëson se projektligji i ri për Shërbimin e Jashtëm, i përpiluar rreth dy vite më parë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), i është përcjellë për të disatën herë Kuvendit të Shqipërisë për shqyrtim në komisionet përkatëse dhe për miratim të mëpasshëm në […]
Read MoreTiranë, 13 Nëntor 2025 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) përshëndet publikimin e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë të mbajtura më 11 maj 2025. Duke falënderuar misionin për vëzhgimin e kujdesshëm, KASH ndan plotësisht shqetësimet e tij për disa çështje sistemike që, në vlerësimin tonë, nuk i përmbushin standardet zgjedhore të pritshme […]
Read MoreTiranë, 13 Tetor 2025 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Presidenti Trump dhe ndërmjetës të tjerë ndërkombëtarë, e cila çoi në një Plan prej 20 pikash për armëpushimin në Gaza dhe lirimin e pengjeve izraelite, të gjallë dhe të ndjerë. Ky zhvillim përbën një hap jetik drejt ndalimit të vuajtjeve njerëzore. Ne […]
Read MoreTiranë, 17 Shtator 2025 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë pati kënaqësinë të zhvillonte një drekë pune me Sh.T.Z. Marco Alberti, Ambasador i Republikës së Italisë në Shqipëri. KASH riafirmoi rëndësinë e partneritetit shqiptaro–italian në avancimin e integrimit europian të Shqipërisë. Këshilli shprehu mirënjohjen për mbështetjen e qëndrueshme dhe strategjike të Italisë. Diskutimet u përqendruan tek nxitja […]
Read MoreTiranë, 15 Shtator 2025 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësimin e tij të thellë lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën. Një vendim i tillë rrezikon të minojë një nga partnerët më besnikë të SHBA-së në rajon, duke krijuar në të njëjtën kohë hapësira […]
Read MoreTiranë 12 Shtator 2025 Këshilli i Ambassadorëve Shqiptarë dënon sulmet e rezikshme ruse me dronë në territorin e Polonisë, sulme që cënojnë hapur sovranitetin teritorial të një vendi anëtar të OKB, NATO-s, BE etj. Ky sulm ushtarak rus në një prej vendeve të rëndësishme evropiane, i cili e ka dënuar me force agresionin rus kundër […]
Read More
Members Login
Copyright Council of Albanian Ambassadors