Menu

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë uron delegacionin e Kosovës, pjesëmarrës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

0 Comments

Tiranë, 12 Tetor 2022

Dje, Kosova për herë të parë është ulur në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku edhe ka pasur të drejtën e fjalës.

Gjithashtu, Kosova do të ketë edhe tri ulëse të rezervuara për tre anëtarë të delegacionit të saj në AP të KiE-së.

Me këtë rast, KASH ka kënaqësinë të urojë delegacionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për paraqitjen dinjitoze në punimet Asamblesë Parlamentare të KiE-së, një prej institucioneve më të vjetra e të konsoliduara ndërkombëtare dhe mbrojtës i paepur i demokracisë, të drejtave të njeriut dhe të vlerave më të larta evropiane dhe vlerëson se kjo është një arritje e madhe në arenën ndërkombëtare të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Anëtarësimi i Kosovës me të drejta të plota në të gjitha institucionet ndërkombëtare do të jetë rruga e sigurtë për paqe, siguri dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajonin tonë.