Tirane, 26 Prill 2023
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) përshëndet vendimin e datë 24 prill 2023 të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, organizatës më të madhe e të rëndësishme evropiane për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, sundim të ligjit dhe demokraci, duke ia kaluar kërkesën për anëtarësim Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ky vendim çel rrugën për anëtarësim të plotë e të merituar të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon përpjekjet malinje të Serbisë, që në kundërshtim edhe me marrëveshjen më të fundit ndërmjet dy shteteve, ka lobuar kundër aplikimit të Kosovës në Këshill, sikundër, dënon gjithashtu edhe ndërhyrjet dhe thirrjet e saj për bojkot në zgjedhjet vendore të dt. 23 prill 2023, në veriun e Kosovës, sërish në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit.
Këto zgjedhje rikonfirmuan se tashmë Kosova, me institucionet e saj të konsoliduara demokratike, është bërë shembull demokracie për të gjitha vendet e tjera të rajonit.
KASH vlerëson se, vendimet e fundit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, janë vendime më se të drejta, të merituara e madje të vonuara.
Members Login
Copyright Council of Albanian Ambassadors