Në vijim të takimeve prezantuese në SHBA të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Ambasador Besnik Mustafaj dhe Ambasador Genci Mucaj zhvilluan një takim me Dr John Lenczowski President dhe themelues i Institutit të Politikave Botërore ( The Istitute of World Politics ) në Washington DC me të cilët biseduan për një bashkëpunim të ngushtë midis dy organizatave me qëllim të ofrimit të programeve në nivel master dhe trainimeve te shkurtra për diplomatë dhe politikanë të rinj në lidhje me tematikat e politikave botërore, analizave strategjike, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe publike të cilët do të pergatisin drejtuesit e brezit të rinj me një vizion të ri global.
IWP dhe CAA do te shkëmbejnë gjithashtu programet e eventeve të tyre për pjesëmarrjen dhe organizimin e konferencave të përbashkëta.
Instituti i Politikave Botërore është një nga institutet me reputacion të lartë ne SHBA në nivel botërorë e themeluar nga Dr John Lenczowski një ndër autoritetet e mendimit strategjik në fushën e sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, autor i shumë botimeve elitare në këto fusha. Për disa vite ka qenë një nga Keshilltarët e Sigurisë Kombëtare të SHBA.
Members Login
Copyright Council of Albanian Ambassadors