Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpriti me shumë kënaqësi ftesën e Ambasadorit të Polonisë në Tiranë, Sh. T. Zotin Karol Bachura për një drekë pune. Një rast ky për t’u njohur me anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë si dhe me eksperiencat e tyre diplomatike.
Ky takim i shërbeu një debati konstruktiv për perspektivën e Shqipërisë në një të ardhme sa më të afërt në integrimin e BE pa harruar rolin e shqiptarëve në rajon.
Anëtarët e këtij Këshilli dhe Ambasadori Bachura shkëmbyen ide dhe eksperienca reciproke. Ambasadori Bachura njoftoi të pranishmit me samitin e radhës BE – Ballkani Perendimorë që do të mbahet në Varshavë, vitin e ardhshëm në kuadër të Iniciativës së Berlinit. Ai shprehu mbështetjen e palëkundur të Polonise për integrimin e Shqipërisë në BE dhe për cdo iniciativë tjetër me interes reciprok.
Ambasadori Bachura kërkoi bashkëpunimin dhe eksperiencën e vyer të anëtarëve të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë për ndërtimin e një rruge sa më të mirë për Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian si një mision që Këshilli e ka mbi cdo pikëpamje politike.