Tiranë, 17 Tetor 2023,
Në Tiranë u mblodhën dje liderët BE dhe të vendeve të rajonit, ku u mbajt për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit.
Ky Samit merr jetë në një moment kyc për rajonin dhe marrëdhëniet mes palëve dhe jep një mesazh të fortë për mbështetjen e aspiratës europiane të vendeve tona nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik dhe avancimit të reformave.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është në mbështetje të plotë të këtij procesi historik për vendet e rajonit, i cili parapërgatit vendet aspirante për të qënë pjesë e tregut të përbashkët, duke kaluar më parë mes sfidave të krijimit të tregut rajonal.
Ne inkurajojmë të gjithë institucionet në Shqipëri t’i përgjigjen ritmit të reformave të nevojshme si kusht i domosdoshëm për përfitimin e ndihmave dhe përshpejtimit të procesit të anëtarësimin në BE për ta sjellë ekonominë shqiptare më afër standarteve europiane dhe për të qënë gati për anëtarësimin e vendit në BE bazuar mbi meritë.
Gjithashtu, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret përzgjedhjen e Tiranës si qëndrën e vendosjes së Kolegjit të Europës, duke sjellë një eksperiencë të re në fushën akademike dhe në ndërtimin e brezave që do të drejtojnë Europën e nesërme.
Procesi i Berlinit është një mundësi e mirë për të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor, për të ecur me ritme me të shpejta drejt anëtarësimit në BE, duke e përdorur me efikasitet këtë instrument të rëndësishëm aderimi.
Members Login
Copyright Council of Albanian Ambassadors