Menu

Presidentja pro evropiane fiton zgjedhjet në Moldavi.

0 Comments

 

Tiranë, 4 Nëntor 2024

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu mori mbështetjen e popullit të saj për të qenë në krye të Republikës së Moldavisë edhe për një mandat të dytë.

Kjo fitore e Presidentes Sandu nuk ishte e lehtë. Ajo kaloi përmes vështirësish dhe pengesash krijuar nga forca anti demokratike, si brenda ashtu dhe jashtë Moldavisë, në mënyrë që rruga evropiane e këtij vendi të ndërpritej.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i përcjell Presidentes Sandu urimet më të mira për këtë fitore të merituar në ushtrimin e një mandati të dytë në krye të vendit, fitore që konfirmon jo vetëm vendosmërinë e popullit moldav për të ecur në rrugën e ndryshimeve demokratike në vend, por për të ecur me vendosmëri edhe në rrugën e integrimeve evropiane.