Menu

Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, pret Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, SH.T.Z. Murat Ahmet Yörük

0 Comments

Kënaqësi që patëm në mesin tonë Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, SH.T.Z. Murat Ahmet Yörük, në drekën mujore të punës të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Shkëmbyem mendime të vlefshme rreth ecurisë së marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë, marrëdhënie tashmë të një partneriteti strategjik. Ambasadori Yörük vlerësoi mendimet e vyera të Këshillit në lidhje me fushat dhe drejtimet ku mund të jetë më efiçient ky bashkëpunim.

Ambasadorët ndanë vlerësime edhe rreth zhvillimeve në të dy vendet respektive, bashkëpunimit të tyre në organizatat shumëpalëshe, si dhe për zhvillimet ndërkombëtare me interes për vendet tona.

Pasi vlerësoi ekspertizën e Këshillit dhe rolin e tij në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ambasadori i Turqisë premtoi se do të nxiste bashkëpunimin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë me organizatat e ngjashme në Turqi.

Gjithashtu, Ambasori Yörük priti me kënaqësi ftesën e Këshillit në pritjen e dt. 29 Maj, me rastin e 1 vjetorit të themelimit të tij.