Menu

Këshilli i Ambasadorve Shqiptarë  dhe Federata Pan-Shqiptare “Vatra” nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi.

0 Comments

Tiranë 22 Nëntor 2022

Këshilli i Ambasadorve Shqiptarë  nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Federatën Pan-Shqiptare “Vatra”.

Këshilli i Ambasadorve Shqiptarë nënshkroi sot Memorandum Mirëkuptimi me Federatën Pan-Shqiptare “Vatra”, për te bashkëpunuar në promovimin e politikës tonë të jashtme kombëtare.

Federata Pan-Shqiptare Vatra ka lënë gjurmë në historinë e Shqipërisë dhe me tej në shtetndërtimin dhe demokratizimin e Kosovës, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm për pavarësinë e saj.

Përmes këtij memorandumi Këshilli i Ambasadorve Shqiptarë me përvojën e pasur diplomatike dhe shtrirje të gjerë në rajon dhe Federata “Vatra” zotohen se do të bashkëpunojnë në aktivitete të përbashkëta në funksion të politikes tonë të jashtme kombëtare.

Federata “Vatra”, sipas nevojës do të ofrojë mbështetje për Këshillin e Ambasadorve Shqiptarë, me qëllim rakordimin e politikës së jashtme me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe lobimit në favor të cështjes mbarë shqiptare.