Menu

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë takohet me Sh.T.Z. Marco Alberti, Ambasador i Republikës së Italisë.

0 Comments

Tiranë, 17 Shtator 2025

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë pati kënaqësinë të zhvillonte një drekë pune me Sh.T.Z. Marco Alberti, Ambasador i Republikës së Italisë në Shqipëri.

KASH riafirmoi rëndësinë e partneritetit shqiptaro–italian në avancimin e integrimit europian të Shqipërisë. Këshilli shprehu mirënjohjen për mbështetjen e qëndrueshme dhe strategjike të Italisë.

Diskutimet u përqendruan tek nxitja e zhvillimit ekonomik përmes tërheqjes së bizneseve italiane për të investuar në Shqipëri, me qëllim të dyfishtë: krijimin e vendeve të punës për të rinjtë shqiptarë dhe forcimin e lidhjeve ekonomike dypalëshe.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë gjithashtu nënvizoi nevojën për bashkëpunim të qëndrueshëm ndërinstitucional për të arritur rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

U ra dakord të mbahen kontakte të rregullta dhe të organizohet një takim i hapur për të adresuar më tej sfidat me të cilat përballet Shqipëria në negociatat e saj të vazhdueshme për anëtarësim në BE.