Menu

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë takim pune me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, SH.T.Z. Tayyar Kagan Atay.

0 Comments

Tirane, 7 Maj 2024

Me kënaqësi pritëm dhe zhvilluam sot një drekë pune me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, SH.T.Z. Tayyar Kagan Atay.

Shkëmbyem mendime të vlefshme rreth ecurisë së marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë, marrëdhënie tashmë të një partneriteti strategjik. Ambasadori Atay vlerësoi mendimet e vyera të Këshillit në lidhje me fushat dhe drejtimet ku mund të fokusohet më shumë ky bashkëpunim.

Ambasadorët ndanë vlerësime edhe rreth zhvillimeve në të dy vendet respektive, bashkëpunimit të tyre në organizatat shumëpalëshe, si dhe për zhvillimet ndërkombëtare me interes për vendet tona.

Në realitetin aktual gjeopolitik, adresimi i agresionit Rus në Ukrainë dhe koflikti i  tejzgjatur në Gaza, kërkojnë nje rol më të madh të Turqisë, në bashkëpunim edhe me faktorët e tjerë globalë, në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme e paqësore.

Pasi vlerësoi ekspertizën e Këshillit dhe rolin e tij në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ambasadori i Turqisë u informua se po vijojnë përpjekjet e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë me qellim nxitjen e bashkëpunimit me organizatat e ngjashme në Turqi. Në këtë takim, u theksua se lidhjet miqësore mes dy vendeve aleate në NATO dhe kandidate në BE janë gjithmonë të përhershme.