Menu

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë priti Sh.T.Z. Gabriel Cremades Ventura, Ambasador i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, në një drekë mikpritëse dhe pune.

0 Comments

Tiranë, 30 Janar 2026

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë priti Sh.T.Z. Gabriel Cremades Ventura, Ambasador i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, në një drekë mikpritëse dhe pune.

Takimi u përqendrua në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë e reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit si sfida kyçe dhe shtylla thelbësore për t’u bërë anëtare e plotë e BE-së.

Këshilli shprehu gjithashtu vlerësimin e tij ndaj Spanjës për njohjen e dokumenteve zyrtare të Republikës së Kosovës, duke e konsideruar këtë hap si një gjest pozitiv dhe konstruktiv. Në këtë frymë, Këshilli shprehu shpresën se Spanja do të njohë, në kohën e duhur, pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës, në përputhje me stabilitetin rajonal dhe vlerat evropiane.

Këshilli riafirmoi angazhimin e tij për të mbështetur integrimin evropian të Shqipërisë dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me partnerët spanjollë.

Gjithashtu, Këshilli vlerësoi mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Spanjës në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë dhe në avancimin e objektivave të përbashkëta