Tiranë, 28 Shkurt 2024,
Ratifikimi nga parliamenti hungarez në dt. 26 shkurt 2024 i aplikimit për tu anëtarësuar në NATO i hap rrugë anëtarësimit të plotë të Suedisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Me përfundimin e procedurave të fundit formale nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe të qeverive të Suedisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Suedia do të bëhet anëtari i 32-të i Aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake në botë.
Zgjerimi i perimetrit të sigurisë në Evropë është i një rëndësie të veçantë, në një kohë kur paqja dhe siguria në kontinentin tonë është tronditur thellë, si rezultat i agresionit të paprovokuar dhe ilegjitim rus kundër një vendi tjetër sovran, si Ukraina.
Sikundër është shprehur edhe Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billström “me Suedinë në NATO, Suedia do të jetë më e sigurtë dhe NATO më e fortë”.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) përshëndet anëtarësimin e Suedisë mike në NATO dhe beson se një veprim i tillë do të kontribuojë në forcimin e sigurisë evropiane dhe ndërkombëtare, do të forcojë radhët e NATO-s dhe kohezionin brenda saj, si dhe do t’i japë nje goditje tjetër politikave agresive dhe destabilizuese të Rusisë në Evropë dhe në botë.
Members Login
Copyright Council of Albanian Ambassadors