Menu

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon me ashpërsinë më të madhe aktin e dhunshëm e burracak kundër liderit të opozitës.

0 Comments

Tiranë, 6 Dhjetor 2022

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon me ashpërsinë më të madhe aktin e dhunshëm e burracak kundër liderit të opozitës, Z. Sali Berisha, ish President dhe ish Kryeministër i vendit, gjatë protestës së sotme të opozitës.

Këshilli i bën thirrje institucioneve shtetërore e qeveritare, përfshi Presidentin e Republikës, që jo vetëm të dënojnë aktin dhe të kërkojnë zbardhjen e tij, por më së pari të dënojnë gjuhën e urrejtjes që eksponentë të lartë të qeverisë përdorin rëndom kundër opozitës, e veçanërisht gjuhën e përdorur në ditët që paraprinë këtë akt të shëmtuar, kundër ushtrimit të një të drejte legjitime e kushtetuese, sikundër ishte protesta popullore e 6 Dhjetorit.

Këshilli i bën thirrje edhe trupës diplomatike të ngrihet në lartësinë e pritshmërive të popullit shqiptar dhe ta dënojë dhe ajo këtë gjuhë që nxit urrejtje dhe ndasi në vend.