Menu

KASH mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

0 Comments

Tiranë, 2 Shkurt 2022,

Kënaqësi të kishim mes nesh sot të ftuar Ambasadorin e Ukrainës Sh.T.Z. Volodymyr Shkurov me të cilin patëm një shkëmbim të vyer opinionesh dhe informacionesh në lidhje me zhvillimet shqetësuese rreth Ukrainës.

Këshilli i Ambasadorve Shqiptarë, konsideron se çdo kërcënim për Ukrainën përbën një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe një kërcënim serioz edhe për sigurinë evropiane dhe bën thirrje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me negociata.

Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.