Menu

KASH i bën thirrje faktorit politik në Luginën e Preshevës për të marrë pjesë masivisht në zgjedhjet e 17 Dhjetorit 2023 në Serbi.

0 Comments
You need to add a widget, row, or prebuilt layout before you’ll see anything here. 🙂

Tiranë, 15 Dhjetor 2023

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, më datë 17 Dhjetor 2023, është një moment i rëndësishëm që duhet vlerësuar nga shqiptarët në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Politikat shtetërore diskriminuese nga institucionet serbe, janë ende prezente.

Edhe në vizitën e tyre në Luginë, delegacioni i Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë konfirmoi:

  • mungesën e zhvillimit dhe perspektivës ekonomike;
  • pengesat e panumërta në punësimin e shqiptarëve në institucionet qëndrore dhe lokale;
  • mosnjohjen e diplomave të studentëve shqiptarë;
  • pengesat në përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet, në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, në mbrojtjen e identitetit dhe të përdorimit të simboleve kombëtare;
  • vijimin e politikës dhe metodave absurde të çregjistrimit dhe pasivizimit të adresave të shqiptarëve autoktonë, etj.

Ndaj, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë inkurajon votuesit shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për pjesëmarrje sa më të lartë në këto zgjedhje, me qëllim ruajtjen e përfaqësimit në kuvendin e Serbisë, për ndërgjegjësimin e faktorëve lokalë dhe ndërkombëtarë për pozitën e shqiptarëve në Serbi, insistimin për realizimin e kërkesave të shqiptarëve dhe avancimin e të drejtave të ligjshme të njohura ndërkombëtarisht për popujt pakicë.