Prizren, 17 Shkurt 2023,
Të lumtur që festuam në Prishtinë bashkë me kolegët tanë nga Kosova dhe personalitete të shquara nga diaspora, 15 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Ky përvjetor e gjen Kosovën një vend me institucione të konsoliduara, shembull demokracie dhe kontribues i paqes, stabilitetit e sigurisë në rajon.
Shprehëm gatishmërinë që së bashku të kontribuojmë në suksesin e Kosovës në sfidat e reja që e presin, veçanërisht në proceset e integrimit euroatlantik.
Kënaqësi gjithashtu për vizitën e zhvilluar në Prizren, një nga perlat e kulturës, traditave dhe historisë sonë kombëtare, si dhe simbol i bashkimit të shqiptarëve, por edhe reflektim i bashkëjetesës së kulturave të ndryshme të popujve të rajonit.
Frymëzim për të punuar edhe si Këshill i Ambasadorëve Shqiptarë për anëtarësimin sa më parë të Kosovës në UNESCO dhe nominimin e Prizrenit si pasuri botërore e UNESCO-s.
Members Login
Copyright Council of Albanian Ambassadors