Menu

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarē për referendumin në Maqedoni.

0 Comments

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka mbështetur arritjen e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit dhe për krijimin e një kuadri të ri bashkepunimi midis tyre. Në vijim të inkurajimit të frymës pajtuese, bashkëpunuese dhe integruese, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë inkurajon të gjithë votuesit në Maqedoni për t’i thënë “PO” kësaj marrëveshjeje dhe perspektivës së integrimit në NATO dhe BE. Në këtë kuadër, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson pozitivisht rreshtimin e faktorit politik shqiptar në koalicionin e një plebishiti që siguron një të ardhme të sigurtë të Maqedonisë në NATO dhe BE. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, njëkohësisht inkurajon të gjithë palët që pas referendumit të 30 shtatorit, të çojnë përpara axhendën e integrimit të brendshëm, bazuar në Marrëveshjen e Ohrit dhe modelet më të mira të shteteve me demokraci multietnike. Vota “PRO” në këtë referendum nuk do të jetë një kontribut vetëm për Maqedoninë dhe perspektivën e saj, por ajo do të jetë po aq një mbështetje për vetë rajonin tonë dhe të ardhmen e tij. Ndaj dhe Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë nxit të gjithë qytetarët me të drejtë vote në Maqedoni, që me 30 shtator të dalin dhe të shprehin vullnetin e tyre për të ardhmen e sigurtë euro-atlantike të vendit. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë gjykon se çdo përpjekje dhe ndërhyrje nga faktorë të jashtëm që nxisin të kundërtēn e konsensusit, të kundërtën e pajtinit mes fqinjëve dhe mbi të gjitha të kundërtën e perspektivës integruese të Maqedonisë, janë promotorrë të krizave dhe konflikteve, prandaj sot, më shumë se kurrë, Maqedonia duhet të jetë unike dhe e inkurajuar nga mbēshtetja e fqinjëve të saj dhe miqve të saj siç janë SHBA, BE dhe NATO.