Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se votimi i datës 14 Dhjetor në Kuvendin e Kosovës në mbështetje të krijimit të Forcës së Armatosur të Republikës së Kosovës është një zhvillim që vjen në kohën e duhur.
Kosova duhet të jete e aftë të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të saj nga çdo kërcënim i jashtëm dhe nuk do të përbëjë rrezik për asnjë nga vendet fqinje.
Transformimi i FSK-së në një Forcë të Armatosur do të forcojë perspektivën Euro-Atlantike të Kosovës dhe do ti shërbejë paqes e stabilitetit rajonal.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet qëllimin dhe dëshirën e Kosovës për tu kthyer nga një konsumuese në një kontribuese të sigurisë në rajon e më gjerë.
Në këtë kontekst, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet iniciativën e Qeverisë së Kosovës për hartimin e projektligjeve dhe krijimin e kuadrit të nevojshëm ligjor për transformimin gradual të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një Forcë të Armatosur të Republikës së Kosovës.