Menu

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mbi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

0 Comments

Tiranë, 6 Nëntor 2024

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë uron Presidentin e zgjedhur Donald J. Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Gjithashtu, përgëzojmë popullin amerikan për një tjetër shembull të shkëlqyer të ushtrimit të demokracisë, që frymëzon mbarë botën dhe na rikujton vlerat e lirisë dhe drejtësisë.

KASH mbetet i bindur se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të thellohen mbi bazën e vlerave tona të përbashkëta dhe interesave strategjike për zhvillim dhe siguri, si aleatë në NATO.

Besojmë se mbështetja e SHBA-së për Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë shqiptarët do të forcohet më tej, duke kontribuar në përpjekjet për paqe, stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe të ardhmen e gjithë rajonin tonë.