Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Votimi pro i rekomandimit për heqjen vizave, për të cilin kanë votuar 420 deputetë të Parlamentit Evropian, është një tregues i qartë i mbështetjes së perspektivës Evropiane të Kosovës.
KASH e konsideron këtë vendim si plotësisht të merituar. Kosova ka përmbushur prej kohësh të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave.