Menu

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mbi raportin e DASH për Klimën e Investimeve në Shqiperi të vitit 2018.

0 Comments

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson si realist raportin e DASH, të datës 1 Gusht 2018, mbi Klimën e Investimeve në Shqipëri.

Raporti vlerëson arritjet e deritanishme të qeverisë shqiptare, kryesisht përpjekjet për reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe tendencat ekonomike në rritje.

Evidentohen gjithashtu raste të përsëritura të korrupsionit dhe mungesës së transparencës në tenderat publikë, klimën e vështirë për të bërë biznes, si dhe favorizime klienteliste.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka bindjen se gjetjet e raportit do të shërbejnë si udhërrëfyes për veprim nga ana e autoriteteve të vendit në adresimin e këtyre problematikave.

Ne besojme se këto çështje janë të një rëndësie themelore për konsolidimin e shtetit ligjore dhe hapjen e negociatave me BE-në.