Kështu synon të bëhet « Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë» që u promovua javën e kaluar në Tiranë.
Siç u tha dhe gjatë prezantimit publik të rastit, ai do të ketë një katalog të pasur dhe të larmishëm me aktivitete, forume, debate, trajnime, ligjërata, vizita, bashkëpunime dhe projekte në fushën e diplomacisë zyrtare, ekonomike, publike, parlamentare dhe kulturore.
Për këtë qëllim, Këshilli ka filluar tashmë vendosjen e lidhjeve dhe kontakteve me homologë, think tanke dhe institucione të ngjashme brenda dhe jashtë vendit.
Vlen të theksohet qysh në fillim se Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u ka shprehur menjëherë drejtuesve të këtij Këshilli gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetjen për veprimtarinë e tij që në fakt ka filluar konkretisht. Të tilla sinjale bashkëpunimi kanë ardhur dhe nga Presidenca e Republikës.
…….
(Klikoni këtu për dokumentin e plotë)
Members Login
Copyright Council of Albanian Ambassadors