Menu

Year: 2019

DEKLARATË E KËSHILLIT TË AMBASADORËVE SHQIPTARË MBI VENDIMIN E PARLAMENTIT TË MBRETËRISË SË VENDEVE TË ULËTA PËR RIKTHIMIN E RREGJIMIT TË VIZAVE PËR SHQIPTARËT

Tiranë, 17 Prill 2019 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u njoh me vendimin e Dhomës së Ulët të Parlamentit holandez të datës 16 prill 2019, ku 108 deputetë të pesë partive kryesore politike të vendit nga 150 gjithsej, votuan në favor të propozimit për fillimin e procedurave për rikthimin e rregjimit të vizave për shtetasit shqiptarë […]

Read More

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë takim pune me Ambasadorët e Republikës Federale të Gjermanisë dhe të Britanisë së Madhe.

Tiranë, 15 prill 2019. Në vijim të takimeve me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka zhvilluar së fundi takime të veçanta pune me Ambasadorët e Republikës Federale të Gjermanisë Susanne Schutz dhe Ambasadorin e Britanisë së Madhe Duncan Norman. Këto takime janë pjesë e aktiviteteve që Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë […]

Read More

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mbi reformën në Shërbimin e Jashtëm Diplomatik shqiptar

Marrë shkas nga deklaratat e fundit publike të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme në detyrë mbi reformën në Shërbimin Diplomatik Shqiptar, si dhe thirrjen publike të MEPJ “për punësim pranë përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit” të ekspertëve ekselentë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se: Shërbimi Diplomatik ka nevojë […]

Read More

Deklaratë me rastin e 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Dhjetë vjet më parë Shqipëria u anëtarësua në Aleancën më të madhe që ka njohur ndonjëherë historia botërore, të krijuar posaçërisht për të mbrojtur vlerat më të qenësishme euro-atlantike: të lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Më datë 7 Prill 2009 flamuri kombëtar shqiptar u valëvit krenar krahas flamujve të aleatëve tanë të NATO-s. Sot, […]

Read More

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbi ndryshimet Kushtetuese në Maqedoni.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet Kuvendin e Maqedonisë për miratimin e paketës se re të ndryshimeve kushtetuese, që siguron zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë. Republika e Maqedonisë së Veriut ka realizuar një tranzicion të vështirë që nga shpallja e pavarësisë në fillimin e viteve ‘90 e deri sot për ndërtimin e demokracisë dhe integrimin euro-atlantik. […]

Read More

Deklaratë për shtyp mbi emërimin e ministrit të ri për Europën dhe Punët e Jashtme.

               Kohët e fundit Kryeministri i Shqipërisë ka ndërmarrë disa ndryshime të rëndësishme në qeverinë që ai drejton, përfshirë këtu edhe shkarkimin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Zotit Ditmir Bushati dhe propozimin për në këtë post të zëvendësministrit aktual, Zotit Gent Caka. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se është krejtësisht në […]

Read More