Me ftesë të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, Ministri Besnik Mustafaj, në cilësinë e Presidentit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), mori pjesë në tryezën e organizuar për të diskutuar sfidat e procesit të integrimit evropian dhe zbatimin e kapitullit 31, që ka të bëjë me politikën e jashtme dhe të sigurisë.
Gjatë diskutimeve, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ofroi mbështetjen e tij të plotë, duke vënë në dispozicion ekspertizën dhe përvojën e anëtarëve të tij ish Ambasadorë dhe diplomatë të lartë me kontribute të spikatura në politikën e jashtme shqiptare.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vlerësoi angazhimin dhe gatishmërinë e KASH për të kontribuar në këtë proces të rëndësishëm dhe shprehu gatishmërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin me këtë trupë të vyer diplomacie në funksion të përparimit të objektivave strategjike të vendit.