Menu

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet kandidaturën e Marco Salihut për Parlamentin Evropian.

0 Comments

Tiranë, 28 maj 2024

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet plotësisht kandidaturën e Muharrem Marco Salihut për Parlamentin Evropian.

Jemi shumë krenarë që një nga anëtarët tanë të nderuar po kandidon krah për krah me emra të shquar të politikës italiane dhe evropiane si Emma Bonino dhe Matteo Renzi – në Parlamentin Europian.

Marco mishëron vlerat dhe aspiratat evropiane të shqiptarëve, si dhe kontributin e tyre në familjen evropiane. Me përvojën e tij të gjerë si një sipërmarrës shumë i suksesshëm, ai vazhdimisht ka dëshmuar një përkushtim të thellë në mbështetje dhe përparim të kushteve socio-ekonomike të bashkatdhetarëve të tij të dashur në Luginën e Preshevës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje të gjithëve, veçanërisht shqiptarëve që jetojnë në verilindje të Italisë, të mbështesin kandidaturën e tij për një të ardhme më të mirë për ta dhe fëmijët e tyre.

Ne besojmë fort se zëri i tij në Bruksel do t’i shërbejë më tej integrimit të shqiptarëve në Itali dhe në mbarë Evropën.