Menu

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u takua me Ambasadorin e Japonisë në Tiranë, H.E. KATO Kikuko.

0 Comments
You need to add a widget, row, or prebuilt layout before you’ll see anything here. 🙂

Tiranë, 11 Prill 2024

Japonia dhe Shqipëria gëzojnë më shumë se 100 vite miqësi. Që atëherë, Japonia ka qenë një përkrahëse e vazhdueshme e Shqipërisë dhe ndër vendet e para që njohën pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Ambasadore KATO bëri një prezantim të shkurtër për diplomacinë japoneze, duke përfshirë “Indo-Paqësorin e Lirë dhe të Hapur (FOIP)” dhe “Iniciativat e Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor”, si dhe marrëdhëniet Japoni-Shqipëri.

Japonia ka ndërmarrë projekte konkrete në kuadër të asistencës zyrtare të zhvillimit të Japonisë (ODA) në Shqipëri, si ndihma e disa bashkive me zjarrfikëse, spitalet lokale me pajisje mjekësore dhe shumë të tjera.

Japonia është një kontribues i madh në sistemin e Kombeve të Bashkuara dhe luan një rol shumë të rëndësishëm në çështjet shumëpalëshe dhe globale.

Nëpërmjet Iniciativave të Bashkëpunimit për Ballkanin Perëndimor të nisur në vitin 2018, Japonia ka ndihmuar Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor me synimin për të mbështetur reformat e tyre socio-ekonomike drejt anëtarësimit të tyre në BE duke vendosur sundimin e ligjit dhe demokracinë.

Në këtë botë të globalizuar, duhet theksuar se paqja dhe stabiliteti rajonal është i lidhur ngushtë me paqen dhe stabilitetin në bashkësinë ndërkombëtare në tërësi.

Ne e siguruam Shkëlqesinë e saj për ndihmën në forcimin e marrëdhënieve tona, ndërsa morëm mbështetjen e saj të plotë për të bashkëpunuar me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë në promovimin e mundësive të biznesit, turizmit, kulturor dhe shkëmbimit të njerëzve në vendet tona.