Menu

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë priti të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, z.David Wisner.

0 Comments

Tiranë 31 Tetor 2023

Bordi i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë pati kënaqësinë të presë të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, z. David Wisner dhe znj. Allison Dyess, Shefe e Seksionit Politik dhe Ekonomik, për një shkëmbim të hapur dhe miqësor pikëpamjesh.

Ritheksuam rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe dhe diskutuam përpjekjet e ardhshme për forcimin e partneritetit tonë strategjik, veçanërisht në funksion të zhvillimeve shqetësuese globale.

Ne mbetemi të përkushtuar për të adresuar sfidat urgjente në fushat që lidhen me sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, forcimin e institucioneve demokratike, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si fusha themelore të reformës në axhendën tonë të anëtarësimit në BE.

Misioni i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë është të mbështesë Politikën e Jashtme Kombëtare Shqiptare në emër të interesave të kombit në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.