Vazhdojnë takimet e frytëshme të perfaqesise së Keshillit të Ambasadorëve Shqiptarë në Washington. Ambasadorët shqiptarë u pritën nga Presidenti i Akademisë Amerikane të Diplomacisë, ambasadori Ronald E. Neumann. Ambasadori Mustafaj dhe Ambasadori Neumann ranë dakord për fillimin e një bashkëpunimi afatgjatë. Në mënyrë të posacme Akademia Amerikane e Diplomacise do e mbeshtesë Keshillin e Ambasadorëve Shqiptarë në punën për rritjen profesionale të diplomateve tanë të rinj si dhe për kualifikimin e punonjësve të departamenteve për marrëdhëniet me jashtë të institucioneve qëndrore të shtetit shqiptar, në shërbim të ndertimit të një diplomacie koherente dhe të aftë të përballoje sfidat si vend anetar i NATO-s dhe kandidat për në BE. Akademia Amerikane e Diplomacise do të jetë e hapur për të përfshirë në botimet e veta të shumta punime të anëtarëve të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.
Members Login
Copyright Council of Albanian Ambassadors