Menu

Misioni

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka për mision që në emër të interesave të kombit, të krijojë tonalitetin e duhur moral në mbështetje të Politikës Jashtme Kombëtare Shqiptare në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë do të japë ndihmën e tij për një performancë më efikase dhe më profesioniste të diplomacisë shqiptare, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare dhe nevojat e kombit shqiptar.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë do të monitorojë dhe analizojë çështjet, ngjarjet dhe zhvillimet me të mprehta, që për Shqipërinë të shfaqet niveli më i lartë i interesit në rajon, Evropë dhe më gjerë, me synim që të ndihmojë institucionet shtetërore në mbrojtjen e interesit të shtetit dhe kombit shqiptar, duke dhënë rekomandimet përkatëse, sipas rastit, në konfidencë ose dhe publikisht.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është bashkim vullnetar i diplomatëve të nivelit më të lartë që nuk janë më në detyrë, të cilët kanë shërbyer për të paktën një mandat si Ambasadorë të karrierës ose jo të karrierës në shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë dhe zyrtarë shtetërorë të shquar për shërbimin e tyre në fushën e çështjeve ndërkombëtare.

Antarë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mund të jenë diplomatë të lartë karriere, të cilët kanë qenë të paktën 5 ( pesë) vjet në nivele drejtuese dhe në pozicione kyç në Ministrinë e Punëve të Jashtme si dhe ish-ministra të jashtëm.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është organizatë e pavarur, jo partiake dhe sociale, e ndarë nga të gjitha partitë politike.