Menu

FAQ


Pyetje të shpeshta :

Cili është qëllimi i krijimit dhe themelimit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë?
Qëllimi i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (CAA) është mbështetja në një formë të re dhe profesionale e politikës e jashtme së shtetit shqiptar dhe vetëm në emër të interesave të kombit shqiptar në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë do të promovojë imazhin e diplomacisë shqiptare, të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë do të ndjekë dhe do të analizojë çeshtjet, ngjarjet dhe zhvillimet më të mprehta dhe më me interes për Shqipërinë në rajon, në Europë dhe më gjerë, me qëllimin e ndihmës për institucionet kryesore të shtetit shqiptar në mbrojtjen e interesave të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, nëpërmjet dhënies së rekomandimeve përkatëse në rrugë konfidenciale sipas rastit ose publike.

Mund te perfasqsoje ose mbroje ligjerisht diplomatet ne perballejet ligjore?
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë do të përfaqësojë dhe do të mbrojë të drejtat ligjore dhe morale të ish – diplomatëve të karrierës në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe me konventat pëkatëse ndërkombëtare në bashkëpunim me institucionet e Presidentit të Republikës, të Parlamentit, të Kryeministrit të Shqipërisë dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Do te kete CAA publikimet e tyre ne portalin zyrtare?
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë do të ketë botimete veta apo do të marrë pjesë me punimet e anëtarëve të tij në botimet e të tjerëve në përputhje me qëllimet e organizatës.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë do të zhvillojë bashkëpunim të rregullt me organizata homologe të Ambasadorëve dhe të diplomatëve të karrierës nëpër botë, me organizatat ndërkombëtare politiko – diplomatike, ku Shqipëria bën pjesë si dhe me institucionet kërkimore apo studimore që kanë qëllime të ngjashmenë funksion të promovimit të interesave të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë do të organizojë panele diskutimi jashtë programeve të veta vjetore për çështjet më të ngutshme të politikës së jashtme dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Në këto panele, pëveç anëtarëve të organizatës, mund të ftohen herë pas here për referim dhe për diskutime edhe funksionarë të lartë të qeverisë dhe të shtetit apo dhe Ambasadorë të huaj të akredituar në Tiranë.

Mund CAA te ofroje trajimi per diplomatet e rinj apo keshillime per zyrtare te larte te shtetit ne funksion te politikes te Jashtme?
Këshili i Ambasadorëve Shqiptarë ofrohet të shërbejë vullnetarisht me ekspertizën e vet si mekanizëm konsultimi për institucionin e Ministrisë së Punëve të Jashme, të Komisionit të Politikës së Jashtme në parlament, të kryeministrisë, të Presidentit të Republikës.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ofrohet të organizojë kurse dhe seanca trajnimi profesional për ambasadorët e rinj të Shqipëisë dhe për diplomatët profesionistë të emëruar në poste të larta diplomatike jashtë shtetit.

Cfarë është CAA ?
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është një bashkim vullnetar i Ambasadoreve Shqiptare (jo ne detyre) qe kanë mbajtur të paktën për një mandat detyrën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë.  Anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mund të jenë edhe ish – diplomatë të lartë karriere që kanë punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në postet e drejtorit të paktën 5 (pesë) vite dhe si ish – ministra të jashtëm.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është një organizatë e pavarur shoqërore, me karakter jashtëpartiak dhe jo politik.

Cfarë synon CAA?
“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë”, është një organizatë Jo fitimprurëse qe lejon qasje gjithëpërfshirëse dhe bashkëkohore bashkëpunimi në nivel diplomatësh të karrierrës të cilët synojnë të mbështesin  funksionimin më aktiv dhe më profesional të diplomacisë shqiptare në përputhje me standartet më të larta ndërkombëtare dhe me nevojat e shtetit shqiptar, në  përputhje me standardet evropiane në këtë fushë.

Kush mund të antarësohet në CAA ?
Në CAA mund të anëtarësohen Ambasadoret Shqiptarë (jo në detyrë), të cilët gjatë karrierës së tyre në shërbimin e jashtëm, kanë mbajtur të paktën për një mandat detyrën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë. Anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mund të jenë edhe ish – diplomatë të lartë karriere me graden Minister Keshilltare, që kanë punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në postet e drejtorit të paktën 5 (pesë) vite dhe si ish – ministra të jashtëm.

Si mund të anëtarësohesh në CAA?
Kërkesa për anëtarësim i drejtohet Presidentit ose Drejtorit Egzekutiv ne emer te bordit te CAA, së bashku me dokumentacionin përkatës.
Shqyrtimi i kërkesës bëhet nga Mbledhja e Përgjithshme e Shoqatës dhe miratohet me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm. Pas pranimit, anëtari i ri regjistrohet në regjistrin e shoqatës dhe fiton të gjitha të drejtat dhe detyrimet e anëtarit të Shoqatës.

Cilat janë detyrimet e anëtarëve të shoqatës?
Çdo anëtar i Shoqatës ka të drejtë:
– Të marrë pjesë në Mbledhjen e Përgjithshme të Shoqatës si dhe në çdo aktivitet tjetër të saj.
– Të largohet me vullnet të lirë nga Shoqata duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme me kërkesë me shkrim.
– Të zbatojë statutin e Shoqatës dhe vendimet e Mbledhjes së Përgjithshme.
– Të marrë pjesë rregullisht në Mbledhjen e Përgjithshme dhe të votojë për marrjen e vendimeve.
– Të paguajë rregullisht kuotizacionin mujor/vjetore e anëtarësimit në Shoqatë.
Anëtarët e Shoqatës janë të barabartë në të drejtat dhe detyrat e tyre. Çdo anëtar ka të drejtë të marrë pjesë në Mbledhjen e Përgjithshme të Shoqatës dhe të shfaqë lirisht mendimet e tij. Secili ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet në organet drejtuese të Shoqatës.

Cilat janë burimet e financimit të CAA?
Financimi i aktivitetit të CAA bëhet kryesisht nga kuotat e anetaresise si dhe nëpërmjet, pasurive të mundshme CAA.
Burimi i pasurive të CAA janë: Veprimtaria ekonomike e organizatës me shërbime për të tretë;
Donacione të ofruara. Të tilla janë: Fonde, grante, donacione në mënyrë transparente nga subjekte private vendase dhe të huaja në përputhje me qëllimin e organizatës të përcaktuara në këtë statut dhe me legjislacionin shqiptar në fuqi.
Donacionet dhe projektet e ofruara nga qeverisjet lokale apo qëndrore të huaja, në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi dhe statusit te CAA.
Donacionet dhe projektet e propozuara nga organizata jo qeveritare homologe, të huaja, të cilat pranohen nga legjislacioni shqiptar në fuqi.

Kush janë organet drejtuese të CCA ?
1. Asambleja e Përgjithëshme e Anëtarëve
2. Bordi i Drejtorëve
3. Presidenti
4. Drejtori Ekzekutiv

Sa është kohëzgjatja e mandatit të Presidentit në CAA?
Mandati i Presidentit është pesë vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.

Sa është kohëzgjatja e mandatit të Drejtorit Ekzekutiv?
Mandati i Drejtorit Ekzekutiv është pesë vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.

Sa here ne vit mblidhet Asambleja e Pergjithshme
Mledhjet e Asamblesë të Përgjithshme zhvillohet jo më pak se dy herë në vit, por edhe më shpesh nëse ka kërkesë nga 1/5 anëtareve të AP.

Cili është konflikti i interesave dhe cilat janë marrëdheniet e ndaluara?
Nuk lejohet konflikti i interesave ndërmjet organizatës jofitimprurëse dhe anëtarit të organit vendimmarrës, ekzekutiv dhe punonjësit të saj.
Marrëveshjet ndërmjet organizatës dhe një anëtari të organeve drejtuese, mund të lejohen vetëm nëse ato lidhen për të përmbushur një qëllim ose objekt të veprimtarisë së organizatës dhe në çdo rast me vendim nga Këshillit Ekzekutiv.
Në kohën e shqyrtimit nga Këshillit Ekzekutiv, këta anëtarë përjashtohen nga diskutimi dhe votimi.
Në rast konflikti interesi ose marrëveshje të ndaluar ose të konsumuar dhe në rast se procedurat e mësipërme nuk janë ndjekur, vetë Këshillit Ekzekutiv mund të anullojë këtë marrëveshje dhe të kërkojë një dëmshpërblim.

Si funksionon punësimi në CAA?
CAA për nevojat e veta punëson individë, vendas ose të huaj, duke respektuar legjislacionin e punës në Republikën e Shqipërisë.
Personeli me pagesë nuk mund të marrë pjesë në organet vendimmarrëse të Organizatës.
Rolin e punëdhënsit e luan Drejtorit Ekzekutiv, i cili lidh kontratën duke u bazuar në kriteret e Organizatës dhe përcaktimet e Kodit të Punës.

Si mund të përjashtohen anëtarët e CAA?
Mbledhja e Përgjithëshme rezervon të drejtën e përjashtimit të një anëtari kur:
– Veprimtaria e tij bie në kundërshtim me ligjin, qëllimin e Shoqatës dhe etikën Ambasadorit.
– Nuk paguan kuotën mujore të anëtarësimit në Shoqatë për tre muaj radhazi.
– Nuk merr pjesë në Mbledhjen e Përgjithshme tri herë radhazi.
– Anëtarësia në Shoqatë mbaron me kërkesën për largim të çdo anëtari. Kërkesa për dorëheqje shqyrtohet në Mbledhjen e Përgjithshme më të afërt të Shoqatës.
Anëtari i Shoqatës pushon automatikisht së qeni i tillë, që në momentin kur:
– Ka humbur reputacionin civil.
– Vdes ose humbet zotësinë për të vepruar.

Cfarë është Asambleja e Përgjithëshme e CAA?
Organi më i lartë vendimmarrës i shoqatës është Asambleja e Përgjithshme e cila mblidhet jo më pak se një herë në vit, në mbledhjen e zakonshme të tij.
Asambleja thirret nga Bordi Drejtues, Presidenti, Drejtori Ekzekutiv ose nga 1/5 e anëtarëve të Asamblesë.
Asambleja mblidhet edhe vetvetiu me kalimin e afatit 1 (një) vjeçar nga mbledhja e saj e fundit. Kjo mbledhje nuk është e vlefshme në qoftë se numri shumë i vogël i pjesëmarrësve nuk lejon vendimmarrjen sipas shumicave të kërkuara në statut.
Data e zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme dhe rendi i ditës njoftohen jo më pak se një muaj para ditës së mbledhjes. Çdo anëtar ka të drejtën e votës. Në mbledhje e në votime pranohet prokura e dhënë një anëtari, i cili nuk mund të përfaqësojë më shumë se dy vota, të vetën dhe atë nga i cili ka marrë prokurë.
Mbledhjet e asamblesë drejtohet nga Presidenti ose Drejtori Ekzekutiv e në mungesë të tyre nga çdo person i autorizuar prej tyre, me prokurë.

Cilat janë kompetencat e Asamblesë së Përgjithëshme?
Zgjedh Bordin Drejtues dhe Presidentin.
Zakonisht vendimet merren me votim të hapur i cili mund të realizohet edhe me korrespodencë, video call, ose video konferencë.
Miraton programin dhe planin e zhvillimit të shoqatës, si dhe ndryshimet në statut.
Miraton rregulloret e brendshme të shoqatës.
Verifikon mandatet e anëtarëve.
Mbikëqyr dhe kontrollon aktivitetin e Bordit Drejtues, Presidentit, dhe Drejtorit Ekzekutiv.
Analizon dhe miraton raportet financiare si dhe buxhetin për periudhën tjetër financiare.  Përcakton veprimet strategjike dhe plan-veprimin e dhe cakton veprimet prioritare. 

Cilat janë detyrat e Bordit Drejtues?
Bordi i Drejtorëve është organi më i lartë drejtues. Ai është organ kolegjial dhe mbikqyr veprimtarinë e përditshme të CAA. Bordi i merr vendimet me konsensus ose me votim. Votimi kryhet i hapur.
Bordi i Drejtorëve përbëhet nga minimumi 5 (pesë) anëtarë, të emëruar për mandatin e pare nga themeluesit. Në vazhdim ata zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme me shumicë të thjeshtë.  Mandati i bordit të drejtorëve është pesë vjet.
Bordi i Drejtorëve përcakton të gjithë strategjinë e CAA si dhe politikën e tij të përgjithshme financiare.
Kompetencat e Bordit të Drejtorëve janë:
Bordi i Drejtorëve mblidhet të paktën një herë në tre muaj. Ai drejtohet nga Presidenti. Në mungesë të tij nga Drejtori Ekzekutiv. Bordi i Drejtorëve merr vendimet që janë në kompetencë të tij sipas këtij statuti, me propozimet e çdo anëtari dhe çdo vendim duhet të ketë miratimin e shumicës së anëtarëve.
Mbledhjet e Bordit të Drejtorëve konsiderohen rregullisht të vlefshme për të marrë vendime kur në to janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve. Në rast numër të barabartë votash, vota e Kryetarit është përcaktuese.
Mbledhja e Bordit mund të thirret nga Presidenti apo njeri prej nga anëtarët e Bordit duke njoftuar anëtarët e tjerë të paktën një javë para mbledhjes.
Bordi mund të mblidhet urgjent dhe për çështje të paparashikuara në statut me kërkesën e një anëtari të Bordit.
Kur një anëtar i Bordit për çfarëdo arsye nuk është në gjendje të marrë pjesë në mbledhje do të zbatohen rregullat mbi përfaqësimin me prokurë.