Menu

Lajme

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbi ndryshimet Kushtetuese në Maqedoni.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet Kuvendin e Maqedonisë për miratimin e paketës se re të ndryshimeve kushtetuese, që siguron zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë. Republika e Maqedonisë së Veriut ka realizuar një tranzicion të vështirë që nga shpallja e pavarësisë në fillimin e viteve ‘90 e deri sot për ndërtimin e demokracisë dhe integrimin euro-atlantik. […]

Read More

Deklaratë për shtyp mbi emërimin e ministrit të ri për Europën dhe Punët e Jashtme.

               Kohët e fundit Kryeministri i Shqipërisë ka ndërmarrë disa ndryshime të rëndësishme në qeverinë që ai drejton, përfshirë këtu edhe shkarkimin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Zotit Ditmir Bushati dhe propozimin për në këtë post të zëvendësministrit aktual, Zotit Gent Caka. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se është krejtësisht në […]

Read More

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se votimi i datës 14 Dhjetor në Kuvendin e Kosovës në mbështetje të krijimit të Forcës së Armatosur të Republikës së Kosovës është një zhvillim që vjen në kohën e duhur. Kosova duhet të jete e aftë të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të saj nga çdo kërcënim i jashtëm […]

Read More

Takim i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë dhe Ambasadorit të Polonisë në Tiranë, Sh. T. Z. Karol Bachura

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpriti me shumë kënaqësi ftesën e Ambasadorit të Polonisë në Tiranë, Sh. T. Zotin Karol Bachura për një drekë pune. Një rast ky për t’u njohur me anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë si dhe me eksperiencat e tyre diplomatike. Ky takim i shërbeu një debati konstruktiv për perspektivën e Shqipërisë në një të […]

Read More

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mbi vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Votimi pro i rekomandimit për heqjen vizave, për të cilin kanë votuar 420 deputetë të Parlamentit Evropian, është një tregues i qartë i mbështetjes së perspektivës Evropiane të Kosovës. KASH e konsideron këtë vendim si plotësisht të merituar. Kosova […]

Read More

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mbi Vendimin Nr. 137, datë 30/09/2017, të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe penalizimin financiar të diplomatëve të karrierës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësimin për raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, të datës 06.08.2018 për MEPJ, dhe gjetjet përfundimtare të auditimit të kryer në këtë institucion në periudhën 2017-2018. KLSH në raportin e botuar në faqen zyrtare ka urdhëruar zhdëmtimin e arkës së shtetit nga ana e 44 nëpunësve të cilët kanë […]

Read More

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarē për referendumin në Maqedoni.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka mbështetur arritjen e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit dhe për krijimin e një kuadri të ri bashkepunimi midis tyre. Në vijim të inkurajimit të frymës pajtuese, bashkëpunuese dhe integruese, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë inkurajon të gjithë votuesit në Maqedoni për t’i thënë “PO” kësaj marrëveshjeje dhe […]

Read More

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mbi “korigjimin e kufijve”.

  Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, po ndjek me vëmendje deklaratat e ditëve të fundit mbi ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë duke inkurajuar çdo përpjekje të palëve dhe faktorit ndërkombëtarë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shpreh shqetësimin për qëndrime të tejkaluara në kohë  të ashtuquajtura opsioni i “korrigjimit […]

Read More

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mbi raportin e DASH për Klimën e Investimeve në Shqiperi të vitit 2018.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson si realist raportin e DASH, të datës 1 Gusht 2018, mbi Klimën e Investimeve në Shqipëri. Raporti vlerëson arritjet e deritanishme të qeverisë shqiptare, kryesisht përpjekjet për reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe tendencat ekonomike në rritje. Evidentohen gjithashtu raste të përsëritura të korrupsionit dhe mungesës së […]

Read More

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Z. Luan Hajdaraga

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mësoi sot lajmin e hidhur dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të afërmit e tij. Luan Hajdaraga do të mbahet mend nga miqtë e tij të shumtë diplomatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku ai shërbeu për 4 vite si Zv.Ministër dhe Ministër i Jashtëm në […]

Read More