Menu

Publications

Jorgji Kote
E kush nuk e dëgjoi jo thjesht kumbimin, por gjëmimin e këtyre kambanave politike ditët e fundit në Berlin dhe në Mynih kur CDU/ CSU, dy parti historike për pak sa nuk e prishën “Unionin” ose bashkimin e tyre historik. Grindjet dhe zhurma shurdhuese dyjavore nuk ishte aspak “luftë bërrylash” për pushtet, ndërsa kriza e azilit ishte vetëm “gjethe fiku”. Aq më tepër kur dy vitet e fundit në Gjermani ka një rënie mbi 70 për qind të numrit të azilkërkuesve..... (read more)

Besnik Mustafaj
Më 7 korrik zhvillohet në Sofje takimi i 7-të në kuadrin e Formatit 16 + 1, një Format ky i iniciuar nga Kina qysh në vitin 2012 për të strukturuar bashkëpunimin ekonomik me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, ku përfshihet qysh në zanafillë edhe Shqipëria. Ky takim do të jetë në nivel kryeministrash, me ç’rast vjen edhe kreu i qeverisë kineze Li Keqiang. Pritet edhe pjesëmarrja e Kryeministrit Rama..... (read more)

Leonidha Mërtiri
Disa kolegëve të mi, anëtarë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, forum ky që i kontribuon përmirësimit të strategjive diplomatike të vendit në shërbim të interesave kombëtare, u kishte tërhequr me të drejtë vëmendjen një fakt i çuditshëm: Gjithë ambasadorët, aktualisht shefa të përfaqësive diplomatike të Shqipërisë në vende të ndryshme, urdhëroheshin t'i nënshtrohen pa përjashtim një "kursi" online për tú provuar..... (read more)

Leonidha Mërtiri
Vitalizimi i marrëdhënieve politike, ekonomike, kulturore etj, me vende të ndryshme kërkon, medoemos, një diplomaci dinamike. Si instrument tepër i rëndësishëm i politikës së jashtme, roli i saj është i jashtëzakonshëm. Mbi gjithçka, ajo i shërben interesave të shtetit të vetë, duke fuqizuar e çuar më tej marrëdhëniet me shtetet ku përfaqësitë diplomatike janë akredituar. Në këtë vështrim, vihen re disa dukuri, të cilat, nuk mund ..... (read more)

Lisen Bashkurti
Kosovo and Serbia are entering the final phase of normalizing relations. This normalization will be achieved through a broad bilateral agreement with international support and guarantees. Both sides seem to be strained to the maximum. This tension is normal if we consider that the agreement aims to leave behind a long and complicated historical conflict. But the biggest strain is brought by the confusing ideas of 'change' ..... (read more)

Arben Cejku
The border demarcation agreement between Kosovo and Montenegro was concluded amidst a situation of high public and political tension, which ultimately led to early elections. The keyword back then was “visa liberalization”, in the sense that Kosovo ought to give up some hectares of its territory to get visa liberalization in return. President Thaci went at great lengths to secure an agreement, using the full range of his presidential..... (read more)

Jorgji Kote
Më 27 - 29 Shtator, Presidenti turk Erdogan do të jetë për një vizitë zyrtare në Berlin, me ftesë të homologut gjerman Frank - Walter Steinemeir. Ai shoqërohet nga ministri i Jashtëm, i Brendshëm, i Financave dhe i Mbrojtjes, të cilët gjatë dy muajve të fundit kanë përgatitur dhe atmosferën e nevojshme me takime intensive dypalëshe në Berlin dhe Ankara. Kjo vizitë vjen pas një « pranvere dhe behari » diplomatik ..... (read more)

Lisen Bashkurti
Negociatat janë instrumenti më efikas i diplomacisë. Në vetvete negociatat janë një proces i pafund. Negociatat janë një lëvizje e pandërprerë në veprimtarinë diplomatike. Negociatat janë vetë mënyra e ekzistencës së diplomacisë. Kur ndërpriten negociatat diplomacia hesht. Kur hesht diplomacia flet forca. Edhe dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është i tillë. Kenedi ka qënë një nga presidentët më diplomat në historinë..... (read more)

Jorgji Kote
Mbrëmjen e 7 dhjetorit, 1001 delegatët e Kongresit të Partisë Kristian-Demokrate gjermane (CDU) zgjodhën në Hamburg me 51,7 për qind të votave kryetaren e tyre të re, Annegrete Kramp Karrenbauer. Kësisoj, mori fund drejtimi 18-vjeçar i CDU-së nga Kancelarja Merkel, me fjalimin e saj prekës, që u përcoll me ovacione të gjata. Siç dihet, muajt e fundit ato u tronditën deri në kufijtë e mbijetesës politike nga..... (read more)

Jorgji Kote
Kushdo që ka shërbyer në diplomaci e di se përfundimi i punëve/dosjeve të caktuara kërkon kohën e vet. Madje, diplomacia shquhet pikërisht për ngadalësinë e veprimeve, sepse kur nxiton, vonon. Gjithsesi, si rrjedhojë e një pune që vazhdon për mbi dy dekada, diplomacia jonë kishte disa objektiva madhorë me afat vitin 2018. Pa mohuar disa hapa dhe demarshe të njohura, sidomos përkushtimin e trupës sonë diplomatike..... (read more)

Marko Bello
Palët të tërhiqen nga llogoret dhe të afrohen drejt një zgjidhje politike përmes dialogut dhe konsensusit. Pse jo, pa ndihmën e partnerëve. Çdo skenar tjetër është në dëm të interesave të vendit dhe popullit ..... (read more)

Leonidha Mërtiri
Është bërë e njohur tashmë, që shumica e deputetëve të Parlamentit të Holandës votoi për kthimin e vizave për qytetarët shqiptar. Propozimi i hershëm i populistëve gjeti kështu përkrahjen e pesë partive holandeze, të cilat u bënë bashkë në Dhomën e Përfaqësuesve. Madje, tre prej tyre janë pjesëtare të koalicionit aktual qeverisës. Arësyeja e kësaj ndërmarrjeje shihet te “rritja e veprimit kriminal..... (read more)

ONE YEAR OF INTENSE ACTIVITY

(read more)